Please wait...

Rreth nesh

Automatics-Ks

Automatics-KS Company është formuar në fund të 2015 me qëllim të afrimit të shërbimeve për industrinë kosovare. Si fillim kemi ofruar shërbime për projektime dhe mirëmbajtje në lloje të ndryshme të industrive. Si një nga kompanitë e vetme në Kosovë në lëminë e industrisë, jemi munduar që në bazë të kërkesave të tregut të ofrojmë edhe shërbime. Kjo ka sjellë që në gjysmë të 2016-ës të arrijmë marrëveshje me SIEMENS, të jem partner dhe distributor të autorizuar për “Automation and Drive” për territorin e Kosovës. Kjo i jep kompanisë një mision dhe vizion të qartë për të ardhmen dhe për shërbimet që ofrojmë.

Në vjeshtë të 2016, Automatics-ks arrin marrëveshje që të jetë gjithashtu partner i FESTO për paisje të pneumatikes për territorin e Kosovës, duke i rritur shërbimet dhe produktet që ofrojmë. Si pasojë e punës së palodhshme të ekipit, në Gusht të vitit 2018, kemi arritur edhe një marrëveshje për përfaqësim të kompanisë KAESER Compressoren për territorin e Kosovës. Si kompani jemi të drejtuar nga digjitalizimi i industrisë – Industria 4.0 ku do të përfshihen edhe IT.